Arrestohet në Ankona shqiptari, kërcënoi për zhvatje një sipërmarrës italian
Është arrestuar në portin e Ankonës shtetasi shqiptar C.E 41 vjeç, ndësa po tentonte të largohej nga Italia drejt Shqipërisë. Akuza ndaj tij është kërcënim për zhvatje ndaj një sipërmarrësi italian pronar i një restoranti në qytetin e Leccos, i cili kishte denoncuar faktin në polici.Paratë e zhvatura nga sipërmarrësi italina do t'i shërbenin për t'u larguar drejt Shqipërisë me një shumë të majme parash.Shqiptari C.E është mjaft i njohur nga forcat italiane të rendit, i përfshirë disa herë në vepra kriminale. Më prill të 2016 është lënë i lirë nga burgu i Vogheras ku shleu dënimin për trafik lëndësh narkotike. Gjithashtu në të kaluarën është përfshirë në disa vepra krminale siç qe dhe një shkëmbim zjarri për larje hesapesh në mes të viteve '90.Sipas autoriteteve italiane ndaj 41-vjeçarit shqiptar përveç akuzës kërcënim për zhvatje rëndon dhe akuza për pjesëmarrje në aktivitet me qëllim mafioz, me një dënim që parashikon 13 vite heqje lirie./Oranews.tv/