Struktura e dekriminalizimit, largohet Progonati, zëvendësohet nga Rovena Gashi

Ndryshime në strukturën e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Mësohet se Alfred Progonati, drejtuesi i strukturës ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë me argumentin se ka ngarkesë të madhe në Drejtorinë e Inspektimit të punës së Prokurorive në Rrethe.Dorëheqja e tij është pranuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili e ka zëvendësuar me një prokurore, Rovena Gashin, e cila është aktualisht edhe drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.Gashi është zgjedhur pikërisht për shkak të postit aktual që mban pasi një pjesë e mirë e verifikimeve për dekriminalziimin do bëhen jashtë vendit.Pjesë e kësaj strukture, është edhe prokurori Madrid Kullolli.