Rama inspekton hapjen e rezervuarit të Tarinit, përfitojnë fermerët e 7 fshatrave

Portat e rezervuarit të Tarinit me kapacitet 11.5 milionë m3 ujë, që mbulon me vaditje 4000 hektarë tokë në 7 fshatra të Durrësit, u hapën për herë të parë pas dy dekada e gjysmë mosfunksionimi si pasojë e degradimit të tij dhe e bllokimit të kanaleve vaditëse.Kryeministri Rama shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, inspektoi rezervuarin duke u shprehur se ky investim nuk mund të bëhej pa u bërë reforma administrative.Rama: Ky operacion i madh në territor nuk mund të bëhej pa u bërë reforma administrative dhe pa pasur një nivel të dytë të qeverisjes vendore me kapacitete dhe me forcën e duhur për të ndërmarrë këtë operacion, i cili çon ujë pas 20 e kusur vitesh në dhjetëra mijëra hektarë tokë buke dhe i jep mundësinë për t'u vetëpunësuar dhjetëra mijëra familjeve ferme.Ndërsa vizitoi një nga fermat në Hamallaj që përfiton nga hapja rezervuarit, Rama u bëri thirrje fermerëve të shfrytëzojnë edhe lehtësitë që do t'u krijohen me fondin e garancisë shtetëroreRama: Në qoftë se arrin në 10 hektarë, ke direkt 100 mijë dollarë mbështetje nga qeveria. E dyta, me fondin e garancisë shtetërore që kemi krijuar tani kemi ndërtuar një marrëdhënie dhe po firmosim marrëveshje, po i bëjmë gati me bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet BERZH, që për gjithë projektet që kanë të bëjnë me bujqësinë, blegtorinë dhe fshatin të kenë kredi me interesa shumë të favorshme.Kryeministri Rama ka inspektuar edhe rikonstruksionin e rrugës Hidrovor-Perlat-Hamallaj si edhe punimet për rikonstruksionin e rrugës "Pavarësia", që nis nga Ura e Dajlanit deri në Plepa.Në këtë zonë kanë nisur tre investime në infrastrukturën e ujit të pijshëm, sistemimin e ujërave të zeza që do t'i japë zgjidhje problemit të furnizimit me ujë dhe derdhjes së ujërave të zeza në det.