Daçiç: Sponsorët e pavarësisë së Kosovës mundësuan pranimin në UEFA

Zëvendëskryeministri  dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se pranimin e Kosovës në UEFA e mundësoi politika. Sipas Daçiç akti i pranimit të Kosovës është premtim i sponsorëve të pavarësisë."Pranimi i Kosovës në UEFA është një fakt më shumë se ne jetojmë në një botë të interesave dhe politikës e jo ligjit dhe rregullave. Ky pranim shkelë statutet e UEFA-s dhe është një premtim i sponzorëve të pavarësisë. Federata Serbe do të përdorë mjetet ligjore për të kundërshtuar këtë vendim jo legjitimi" ka thënë Dacic, shkruan Express./Oranews.tv/