Rama inspekton rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit 8

Rajoni juglindor është bërë stacion ndalese disaditore për kryeministrin Edi Rama. Veç festimit të pashkëve në Korçë, kryeministri është ndalur për të parë nga afër zbatimin në terren të  projekteve të rëndësishme të qeverisë në këtë zonë.Një prej tyre, projekti I rrugës Qukës-Qafë Plloçë, një investim me vlerë 152 mln dollar, i rikonceptuar për të reaizuar edhe lidhjen me fshatrat duke përfshirë 120 ura dhe nënkalime për banorët e zonave që përshkon kjo rrugë, .Segmenti rrugor shihet me rëndësi për  ekonominë shqiptare, pasi ai do shkurtojë distancat nga Porti i Durrësit, me Greqia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj dhe  bashkon Korçën dhe Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor zhvillimor të saj.Ndërtimi i këtij aksi, pritet të shkurtojë me afro 1 orë, distancën nga Tirana në Korçë. Siguria në rrugë, ishte fjala kryesore e kryeministrit.Rama: Me të drejtë njerëzit nuk e kuptojnë sepse i duan gjërat të bëra me shpejtësi. Por, që të bëhen me shpejtësi të madhe duhen filluar që nga baza, ashtu siç duhen, jo t'i rikthehesh dhe njëherë themeleve, se përndryshe mund të bjerë e gjithë ngrehina. Një nga problemet kryesore që kishte projekti ishte që ishte një mur me rrugë ku asnjë nga njerëzit e gjithë kësaj hapësirë nuk kishte asnjë lloj aksesi. Tani është marrë masa që të gjithë komunitetet ta aksesojnë rrugën ashtu siç duhet, me parametra dhe standarde të përcaktuara.Kryeministri, pa nga afër punimet edhe për landfillinin e Maliqit, një investim që do të grumbullojë  mbetje urbane nga 6 bashki të qarkut për 20 vitet e ardhshme, duke filluar nga viti i ardhshëm.Rama:  Modeli është i duhuri dhe është një shembull edhe për zonat e tjera, që bashkitë, duke shfrytëzuar edhe reformën territorial-administrative të lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë që të ulin shpenzimet dhe të rrisin cilësinë e shërbimit të mbledhjes dhe përpunimit të mbeturinave dhe jo vetëm për këtë, por edhe për ujësjellës dhe skema të tjera të menaxhimit të përbashkët që japin shumë më tepër sensin e ndërmarrjes dhe largojnë traditën e tmerrshme të shpenzimeve, sikur janë të gjithë në mallin e babait.Si pjesë e sistemit rajonal të menaxhimit të mbetjeve janë edhe tre stacione transferimi, në Pogradec, Devoll dhe Kolonjë, për të mundësuar transportin e mbetjeve në vend depozitimin e Maliqit./Ora News/