Kukës, në tregun e bagëtive nuk ka blerës

Në  tregun e bagëtive në Kukës pothuajse  mungojnë  tërësisht blerësit. Blegtorët ankohen  se ky vit paraqitet shumë i vështirë për ta pasi nuk arrijnë të shesin pothuajse asgjë nga bagëtitë që rrisin. Sipas tyre kjo situatë ka ardhur si pasojë e nivelit të ulët ekonomik  në vend  ndërkohë që rritja dhe tregtimi i bagëtive është e vetmja mundësi të ardhurash për familjet e tyre. "Nuk ka treg. I sjell 4- 5 herë në pazar, dhe nuk i shes dot. Njerëzit nuk kanë lekë për ti blerë" thonë blegtorët. Sektori i blegtorisë konsiderohet më i rëndësishmi në ekonominë e kësaj zone pasi terreni i thyer malor e favorizon mbarështrimin e të imtave. Rajoni i Kukësit është një nga zonat më të varfëra  të Shqipërisë ndërsa vetëm në bashkinë e këtij qyteti trajtohen më ndihmë ekonomike më shumë se 6 mijë familje./Oranews.tv/