Kreu i PD-së së Pogradecit jep dorëheqjen pas vendimit të Bashës për zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike në rrethin e Pogradecit ka dhënë dorëheqjen nga posti duke kundërshtuar vendimin e kryetarit të Partës, Lulzim Basha që shpall zgjedhjet e brendshme edhe në këtë zonë.Në një letër prej 9 pikash, Renato Peza shpjegon arsyet e vendimit të tij, duke shprehur që në krye kundërshtinë për vendosje e Pogradecit në proces të brendshëm zgjedhor. Ai thotë se ky rreth është fitues në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar.“Situata mbas zgjedhjeve të 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PD-ja solli një transformim brenda strukturave të PD-së. Anëtarë të Kryesisë, Kryetarë Grup Seksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë, duke filluar nga Kryetari i Bashkisë, Sekretari i Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve, të cilët njëkohësisht u emëruan edhe Administratorë!”, shkruan ai./Ora News/