Dhuna në Turqi, dy vdekur dhe 27 plagosen
Dy ushtarë kanë mbetur i vrarë dhe 27 civilë, mes tyre edhe fëmijë u plagosën si pasojë e një sulmi me bombë në qytetin Dicle, në juglindje të turqisë.Sipas informacioneve, sulmi është kryer nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. E përditshmja Hurriyet raporton se tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike si pasojë e plageve të marra.I gjithë rajoni i Turqisë po përjeton një situatë dhune ekstreme nga njëra anë dhe shtetrrethimi nga ana tjetër që nga korriku i vitit të shkuar kur militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit shkelën armëpushimin dy vjeçar.Menjëherë më pas ushtria turke nisi operacionet e sigurisë në të cilat sipas saj janë vrarë mijëra militantë.Qeveria ka refuzuar rinisjen e bisediemeve dhe është zotuar se do të eliminojë PKK, konsideruar organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të amerikës.Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në konflikt që kur PKK mori armët në vitin 1984./Oranews.tv/