Aurela Gaçe vjen me një këngë të re, pritet të dalë për pak orë

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe do të publikojë për pak orë këngëne  saj më të re. Këtë këngë, edhe pse titullin e saj akoma nuk e dimë,  ajo ka vendosur t’ja kushtojë nënës së saj dhe do të jetë një baladë e ndjerë labe:“Doja ti kushtoja nënës një këngë… e mund të zgjidhja çdo lloj rryme muzikore, por nuk di pse shpirti fle në disa nota të tilla që më kujtojnë edhe fëmijërinë… Së shpejti për pak orë”, shkruan Gaçe në rrjetin e saj social.