Qeveria fond 5 mld lekë për hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse

Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 5 mld lekësh në qarkun e Korçës për të investuar në hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse dhe kulluese që fermerët  të vadisin tokat  e tyre. Pritshmëria e qeverisë është që në këtë qark brenda viti 2016  të jetë kryer pastrimi në  180 km kanale. Kryeministri Edi Rama ishte fshatin Lumanas ku u garantoi fermerëve se në fund të këtij mandati do të dyfishohen sipërfaqejet e tokës së ujitshme.Rama: Jam i bindur që deri në fund të vitit të ardhshëm ta çojmë deri në 200 mijë  ha , pra pothuajse ta dyfishojmë tokën e ujitshme në Shqipëri nga 2013 dhe të krijojmë një bazë komplet tjetër për të gjithë njerëzit që duan të jetojnë me punë të ndershme në fshat. Sepse, fatkeqësisht ka shumë të papunë me dhunë për shkak të mungesës se ujit.Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo tha se situata është menaxhuar gjatë dimrit për të mos patur më përmbytje dhe në pranverë me ndryshimin e kushteve klimatike duke u angazhuar në kanalet kulluese dhe vaditëse.Filo: Kishin kanale që kishin vite, edhe dhjetëra vite pa u pastruarPor në qarkun e Korçës, kryeministri Rama ka parë nga afër veprimtarite e disa biznesve të mëdhenjë si: një pikë grumbullimi e tregëtimit të mollëve ku janë të punësuar mbi 2000 persona si dhe një biznes tjetër që grumbullon dhe tregëton bimë mjekësore, aromatike dhe eksporton kërmij. Bizneset në fjalë janë mbështetur me fonde të Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural./Oranews.tv/