SHBA, përpjekje për konferencë paqeje për Sirinë

Sekretari i Shtetit John Kerry viziton Lindjen e Mesme, në përpjekje për të organizuar një konferencë paqeje për Sirinë. Ai do të bisedojë me zyrtarë rusë për këtë çështje. Plani i tyre parashikon të sjellin së bashku opozitën dhe qeverinë siriane, në kërkim të një autoriteti të ri kalimtar për t'i dhënë fund luftimeve në Siri.Përpjekja e re për t’i dhënë fund dhunës synon të sjellë së bashku për herë të parë të dërguarit e qeverisë së Presidentit Bashar al Assad dhe kundërshtarët e tij. Megjithëse Ëashingtoni dhe Moska mbështesin palë të ndryshme në konflikt, Sekretari i Shtetit John Kerry thotë se ata janë të bashkuar për çështjen e një qeverie kalimtare në Siri.Presidenti Assad thotë se nuk do të japë dorëheqjen. Por kjo mbetet një kërkesë kyçe e grupit kryesor të opozitës.Grupi kryesor i opozitës në Siri nuk po takohet me sekretarin e shtetit Kerry në këtë udhëtim të tij në rajon dhe nuk është zotuar t’u bashkohet bisedimeve të paqes.Shtetet e Bashkuara, në të kaluarën e kanë kundërshtuar përfshirjen e Iranit, por thonë se ftesat për këto bisedime janë ende duke u shqyrtuar me Kombet e Bashkuara.