Senati amerikan: Apple, problem me taksat
Senati amerikan: Apple, problem me taksatNjë komision i Senatit amerikan ka deklaruar se kompania Apple ka shmangur pagesën e taksave mbi fitimet prej miliarda dollarësh duke krijuar një rrjet kompleks degësh jashtë vendit.Komisioni i Senatit thotë se Apple ka krijuar filialet e huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra që të paguajë më pak ose aspak taksa për fitimet e saj. Komisioni thotë se Apple është duke mbajtur 145 miliardë dollarë, nga të cilat më shumë se100 miliardë i mban jashtë venditShefi i firmës Apple, Tim Cook gjate deshmise përpara komisionit të Senatit ka theksuar se nuk ka ndonjë shenjë se kompania është duke vepruar ilegalisht. Cook i ka thënë panelit se Apple është korporata më e madhe taksapaguese në SHBA dhe se nuk bën “dredhi”.Është e zakonshme për korporata shumë-kombëshe të përdorin filiale jashtë vendit për të shmangur taksat në Shtetet e Bashkuara dhe raporti i Senatit nuk e akuzon kompaninë Apple për ndonjë aktivitet të paligjshëm. Megjithatë, ligjvënësit thonë se firma Apple është duke përdorur metoda të reja për të shmangur taksat.Në dëshminë me shkrim drejtuar komisionit, kompania Apple mohoi akuzat për shmangie të taksave dhe vuri në dukje se kjo firmë pagoi rreth 6 miliardë dollarë në taksa vitin e kaluar.