Obama: Shqetësim për rritjen e rolit të Hezbollahut në Siri

Presidenti amerikan Barak Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri pasi të paktën 28 luftëtarë nga grupi militant libanez u vranë në përleshjet për qytetin strategjik Qusair.Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe presidenti Michel Suleiman ranë dakord që të gjitha palët duhet të respektojnë politikën e Libanit të shkëputjes nga konflikti në Siri, dhe të shmangin veprimet që do të tërhiqnin popullin libanez në luftë.Obama shprehu vlerësimin e tij për politikën e Libanit të kufirit të hapur dhe strehimin e refugjatëve nga Siria. Presidenti Obama u zotua për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për këtë përpjekje.Grupi  Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani njoftoi vdekjen e luftëtarëve të Hezbollahut të hënën, duke thënë se më shumë se 70 luftëtarë të tjerë u plagosën. Nëse konfirmohet, ky do të jetë numri më i madh i të vrarëve për Hezbollahun në një betejë të vetme në Siri.Milicia shiite është aleat i vendosur i presidentit sirian Bashar al-Asad, i cili është duke luftuar një kryengritje e shtyrë nga shumica sunite e Sirisë, që kërkon për të përmbysur një qeveri të mbizotëruar nga sekti Alevit i Assadit, një degë e sektit mysliman shiite.