Interkonjeksioni, ministri i ri Maqedonisë takon Gjiknurin në Tiranë
Tema kryesore e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë duket se mbetet linja energjetike e interkonjeksionit.Kjo u theksua edhe gjatë takimit të sotëm midis ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi.Duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, dy ministrat theksuan se janë garantuar tashmë mjetet financiare dhe përmes lidhjes së dy vendeve do të mund të kemi mundësi më të mëdha për shkëmbim energjie dhe për bashkëpunim më të thellë në fushën e elektroenergjisë.Gjiknuri: Gjithashtu diskutuam, edhe në lidhje me çështjet e gazit natyror, ecurinë e projektit TAP. Diskutuam për mundësinë e lidhjes së Shqipërisë me Maqedoninë, bashkëpunimi që mund të kemi në këtë fushë apo edhe në fusha të tjera ekonomike. Kuptohet marrëdhëniet mes vendeve tona janë shumë të mira dhe ne shpresojmë që ato të forcohen më shumë ekonomikisht.Ndërkaq, ministri Kuçi tha se vizita e parë bëhet në Shqipëri jo rastësisht.Kuçi: Kryesisht objekt i bisedës sonë të përbashkët ishte ndërtimi i interkonjeksionit Manastir-Elbasan, projekt ky i cili do të ndihmojë të krijohet një stabilitet i qëndrueshëm sa i përket furnizimit me energjie elektrike. Do të bisedojmë kryesisht edhe për të ardhmen që të krijojmë një stabilitet ekonomik mes dy vendeve. Projekte të ndryshme sa i takojnë gazit. Do të shkëmbejmë përvojat e dy shteteve tona në këtë drejtim dhe mbi të gjitha do të tentojmë të rrisim bashkëpunim ekonomik edhe me Shqipërinë, por edhe me Kosovën./Ora News/