Basha në Vorë: Do rrisim pagën minimale, ulje të çmimit të energjisë
Rritje e pagës minimale, ulje e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më pak se 300 kw, pagesë nga buxheti i shteti të faturës së ujit dhe energjisë elektrike deri në 200 kw për familjet në nevojë ekonomike, ulje e çmimit të energjisë për biznesin dhe rishikim të reformës së pensioneve, janë disa nga pikat e platformës qeverisëse të Partisë Demokratike të shpalosura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me punëdhënës dhe punëmarrës qytetain e Vorës.Basha: Që t'ua bëjmë jetën pak më të lehtë gjithsecilës prej jush e para është që t'ju rrisim rrogën apo jo?! Çmime më të ulura, për shembull për energjinë elektrike. 56 për qind e shqiptarëve harxhojnë më pak se 300 kë. Po për këta 56 për qind që është pjesa më e varfër e shqiptarëve, çmimi është rritur. Do të ulim çmimin e energjisë për 30 kë e parë. Fatura e energjisë që do të paguani për familjet tuaja do të jetë më e ulur. Po kështu fatura e energjisë për biznesin do të duhet të ulet sepse është rritur nga 9 lekë/kë orë në 14 lekë/kw orë.Basha vizitoi dy biznese fason të cilat kanë të punësuar rreth 700 punonjëse. Një nga shqetësimet e punonjësve ishte pensioni. Kryetari i opzoitës tha se reforma e dnërmarr nga qevria Rama do të zhbehet, dhe reforma e re do të ketë në qendër mosrritjen e moshës së pensionit, ndërsa garantoi rritje përtej indeksimit për inflacionin.Basha: "Partia Demokratike do t'i mbrojë punëdhënësit e Shqipërisë me çdo çmim e me çdo kosto. Jemi dhe do të jemi në krahun e çdo biznesmeni që hap vende pune, ku shqiptarët jetojnë me djersën e ballit dhe ku shteti që sot është përballë jush me një makineri kriminale shpeshherë duke abuzuar me uniformën e shtetit, nesër do të jetë në krahun tuaj, në mbështetjen tuaj. Platforma jonë për rritjen ekonomike, për hapjen e vendeve të punës dhe për vende pune me paga më të larta është platforma e taksës së sheshtë 9 për qind, 9 për qind tatim mbi fitimin, 9 për qind kontributet shoqërore, 0 për qind taksë mbi dividentin, 15 për qind tatim mbi vlerën e shtuar. Këto janë disa nga stimujt fiskalë që ne do t'i japim sipërmarrjes shqiptare"Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur një tur të prezantimit të alternativës së demokratëve, duek u dhnë mundësi qyterarve që të nihen dhe të kosnultohen mbi të.