SHBA-të “mësyjnë” me ushtarë në Siri, Damasku reagon ashpër

Të paktën 150 ushtarë amerikanë kanë hyrë në territorin e kontrolluar nga kurdët në verilindje të Sirisë, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve.Agjencia Sana shkruan të enjtes se zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë refuzuar “ndërhyrjen” në zonën e Rmelan, duke e cilësuar si të “paligjshme”."Kjo ndërhyrje është refuzuar dhe është e paligjshme, dhe kjo ka ndodhur pa pëlqimin e qeverisë siriane”, citon agjencia.Qeveria tha se ky veprim nga SHBA-të ishte një "akt i hapur agresioni, i cili përbën një ndërhyrje të rrezikshme dhe një shkelje të rëndë të sovranitetit të Sirisë", duke bërë thirrje për veprim të mëtejshëm ndërkombëtar për të parandaluar atë.siria/Ora News/