Më kap nëse mundesh! Burri lakuriq luan si “macja me miun” me policinë

Të luash si macja me miun me policinë. Ky është rasti i këtij burri, i cili i zhveshur lakuriq ka dalë të festojë në rrugët e qytetit.Incidenti mësohet se ka ndodhur të mërkurën në qendër të qytetit San Antonio, në afërsi të kryqëzimit të Euklidit dhe San Pedros dhe ku për më tepër ishin dhe orët e pikut të trafikut.Policia e Teksasit e sinjalizuar për incidentin mbërriti në vendngjarje, por jo vetëm që oficerët nuk mundën ta kapin, por ai u ngjit sipër makinës së policisë.Oficerët u përpoqën ta neutralizojnë, por më pas ai vrapoi nëpër rrugë. Në videon e filmuar nga një dëshmitar në vendngjarje, duken të paktën tre policë që përpiqen të kapin njeriun nudo.Pas një kordinimi mes oficerëve në terren, ata më në fund arrijnë ta kapin.Burri mësohet se u dërgua në spital për një vlerësim psikologjik.Por policia ka dyshime mbi veprimet e tij.Dyshimet janë se ai me këtë sjellje jo normale po përpiqet të mbulojë ndonjë vepër penale që mund të ketë bërë, për t’iu shmangur arrestimit.1 2 3 4