Veshje dhe ushqime për nënat në nevojë

Fondacioni spitalor i nënës dhe i fëmijës në bashkëpunim me grupimin Mops, nënat e fëmijëve parashkollor kanë mbledhur donacionet për të siguruar veshmbathje dhe ushqime për familjet në nevojë. Dhurimet ose blerjet janë bërë nga nënat për nënat, zonja të cilat janë bashkuar kësaj organizate.Fondacioni spitalor i nënës dhe fëmijës, Elisabeth Grezda: Çdo nënë që vjen tek spitali duhet të pajiset me rroba. Kështu që ne mbledhim nga komuniteti, shkollat dhe organizatat gjërat më praktike.Janë ndjekur disa mënyra inteaktive se si nënat mund të komunikojnë me njëra tjetër për të shkëmbyr eksperiencat e tyre. Nëpërmjet këtyre kartolinave, zonjat lënë kontaktet me nënat që do të marrin këto donacione dhe  të lidheni miqësi pavarësisht vendndodhjes së tyre; ndërsa ky libër i njeh ato me rekomandimet se si të rrisin të shëndetshëm të vegjlit e tyre.Organizata Mops Internacional, Bona Miekley: Ne dëshirojmë që me anë të programit tonë të mbështesim nënat në këtë rol që është aq i bukur, por edhe aq sfidues.Koordinatore Mops Tirana, Blerta Veliu: Nënat të jenë aty për nënat për të qenë mbështetje me njëra-tjetrën. Ne kemi pasur mundësi që një nga materialet e MOPS-t ta përkthejmë. Dëshiroja jonë është që përveç veshmbathjes, nënat të kenë edhe një material të tillë.Veshjet dhe ushqime e  siguruara do t’ia dhurojnë nënave që lindin dhe që janë në vështërsi ekonomike./Ora News/