Spitali i Vlorës “fshesë” sanitareve, mbi 20 punonjëse nxirren në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2016, 16:34
Disa pastruese te spitalit të Vlorës janë pushuar nga puna, ndërkohë që shumë prej tyre kishin vite të tëra në administratë.Pastrueset janë shprehur se kanë marrë një njoftim nga autoritetet spitalore për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.Ato shtojnë se gjëndja e rënduar ekonomike në të cilën ato janë dhe ndërprerja e mardhënieve të punës është një shkatërrim për familjet e tyre.Një prej punonjëseve shprehet se duhet të shlyeje dhe kredinë që ka marrë për kurimin e fëmijës, ndërsa një tjetër ka kërcënuar me vetërasje nëse nuk do të rikthehen, pasi brenda 10 vjetësh ka humbur fëmijët dhe ska çfarë të humbasë më tepër.Ndërkohë mësohet se në total numri i të shkarkuarave nga puna është mbi 20.