Banesat sociale, rreth 75 familje presin konfirmimin nga Bashkia e Fierit

Rreth 75 familje në Fier, presin që brenda verës të bëhen pronare të apartamenteve sociale ndërtuar nga Enti i banesave. Aktualisht procesi ka ngecur te Komisioni i Vlerësimit të Pikëve, që është në Bashkinë e Fierit, e cila, konfirmon familjet përfituese.Dy pallate 8 katëshe janë gati të shpërndahen për të pastrehët e qytetit të Fierit, por procedurat për ndarjen e tyre kanë bllokuar procesin. Drejtuesja e Entit të banesave në Fier Lindita Çobo shpjegon se çështja ka ngecur te Komisioni i Vlerësimit të familjeve përfituese në bashkinë e Fierit. Ajo i bën thirrje bashkisë të shpeshtojë me vlerësimet, pasi po krijohen vonesa të paprecedenta.Lindita Cobo: “Besoj brenda verës së këtij viti duhet të sistemohen disa familje. Për të arritur në këtë mënyrë një farë zbutjeje të problemit të strehimit në qytetin e Fierit”.Janë 75 familje që kanë përfitur statusin e të pastrehut në Fier, që do të përfitojnë nga financimi prej 170 mln lekë të reja i qeverisë shqiptare, falë së cilës u mundësua ndërtimin e këtyre pallateve sociale. Prej vitit 2007-dhe sot në Fier jane ndërtuar 171 apartamente për të pastrehët nga 1500 familje që kanë depozituar kërkesat./Oranews.tv/