Arrestohet ish-boksieri i njohur, po përgatiste sulme terroriste në Romë

Policia italiane ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin ndaj 6 personave të konsideruar anëtarë të një celule xhihadiste që po organizonte atentate terroriste në kryeqytetin italian Romë.4 prej tyre janë arrestuar e 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e pjesëmarrjes në organizim me qëllim terrorizmin ndërkombëtar.Të arrestuarit janë një cift me nënshtetasi italian por me origjinë marokene me 2 fëmijë të moshës 2 e 4 vjeç të cilët i janë besuar gjyshërve të tyre si dhe 2 të rinj po me kombësi marokene. Sipas policisë italiane Abderrahim Moutaharrik së bashku me bashkëshorten e tij Salma Bencharki e rezidentë në Leko të Italisë po përgatiteshin të largoheeshin nga Italia e t'i bashkoheshin luftës së Shtetit Islamik në Siri.Abderrahim Moutaharrik, është një sportist profesionist, ish-boksier mjaft i njohur në territorin italian.Të gjithë të arrestuarit janë rezidentë në provincën e Lombardisë e Piemontes.Dy personat e shpallur në kërkim janë cifti i përbërë nga Alice Brignoli, italiane e konvertuar në Islam me emrin Aishe  e bashkëshorti i saj maroken Mohamed Koraichi. Sipas policisë italiane cifit ishte larguar prej disa muajsh nga territori italian  drejt Sirisë së bashku me 3 fëmijët e tyre.Nga përgjimet telefonike policia italiane ka vërtetuar qëllimet e këtyre personave për të goditur me një atentat terrorist Romën, përgjatë eventeve të besimtarëve katolikë në Romë.Ndër 4 personat e arrestuar është dhe një 23 vjecar maroken vëllai i Oussama Khachia, i dëbuar më 2015 nga territori italian e që ka ndërruar jetë në Siri pasi i është bashkuar luftës së Shtetit Islamik.Kryeministri italian Renzi ka përgëzuar në rrjetet sociale suksesin e operacionit të policisë antiterroriste italiane.Moutaharrik Abderrahim in una foto rilasciata dalla polizia di stato, Lecco, 28 aprile 2016. ANSA/UFFICIO STAMPA POLIZIA ++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY ++Moutaharrik Abderrahim (D) con Khachia Abderrahmane in una foto rilasciata dalla polizia di stato, Lecco, 28 aprile 2016. ANSA/UFFICIO STAMPA POLIZIA ++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY ++Quattro bambini che indossano una tuta e con l'indice di una mano rivolto al cielo in atteggiamento che simboleggia l'esaltazione del martirio, sono ritratti in una foto agli atti dell'inchiesta che oggi ha portato all'operazione Digos-Ros anti-terrorismo. I bambini sono i tre figli della coppia di Bulciago (Lecco) che ora risulta essere nel Califfato. Il quarto è il figlio di Oussama Khachia, operaio 30enne che sarebbe morto in Siria, dopo essersi unito all'Isis, 28 aprile 2016. ANSA/UFFICIO STAMPA CARABINIERI ++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY ++C_2_fotogallery_3001048_0_imageunnamed (2)/Oranews.tv/