Doni të ndiqni studimet e larta? Kusht dokumenti i vaksinimit

Të gjithë ata që duan të ndjekin studimet e larta do të duhet të paraqesin edhe dokumentacionin përkatës që kanë bërë vaksinat.Në ligjin e ri për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive të miratuar nga Kuvendi së fundi, është vendosur kusht që në të gjitha hapat e procesi arsimor, nxënësit apo studentët duhet të jenë të pajisur me një librezë vaksinimi. “Për çdo fëmijë që hyn për herë të parë në çerdhe, kopsht, shkollë apo institucione të arsimit të lartë, është e detyrueshme pajisja e tij, nga institucionet shëndetësore, me një dokument që vërteton vaksinimin e kryer sipas kalendarit përkatës. Pajisja me këtë dokument dhe ruajtja e tij nga drejtoritë përkatëse të institucioneve të mësipërme është e detyrueshme”, thuhet në pikën 15 të Nenit 18 të ligjit  Nr. 15/2016.Për këtë çështje, ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin, si organ këshillimor, që përcakton politikat e vaksinimit në shkallë vendi.Ndryshimet ligjore bëhen në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian. Për të gjithë ata që nuk kryejnë vaksinimin, ose nuk raportojnë sëmundjet infektive, cilësohet kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 100 mijë lekësh, ndërsa mos marrja e masave të përgjithshme dënohet me gjobë prej 500 mijë lekësh.ligji/Ora News/