Seancë "në paqe", por mazhoranca në tension votash për të kaluar ligjet

Sikurse kishte vendosur, PD e bojktoi seancën e sotme plenare, duke i lënë mazhorancës të gjithë hapësirën e nevojshme për të mbojtur projektligjet e rendit të ditës në qetësi dhe pa asnjë kundërshtar. Ministrat dhe deputetët mbështetën projektligjin për faljen e detyrimeve të ish- ushtarakëve, sikurse ligjin për vullnetarizimin. Gjatë votimit të ketij të fundit, pati moment tensioni në radhët e mazhorancës për shkak të mungesës së votave, që duket se e çuan kreun e Kuvendit Ilir Meta të ngrinte pikëpyetje mbi votimin.Mungesa e opozitës në Kuvend, për shkak të bojkotit 10 ditor në solidarizim me ish-kryeministrin Sali Berisha rezultoi me një seancë plenare të qetë deri në vaktësi dhe i krijoi kushtet mazhorancës që të mbronte në paqe projektligjet e Qeverisë.Më i rëndësishmi, ai për faljen e detyrimeve të ish -ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare që u mbrojt nga Ministrja e Mbrojtes, Mimi Kodheli, ai i Mirëqeneis Sociale Blendi Klosi dhe Ministri Arben Ahmetaj, ndërsa deputeti i LSI-së Luan Rama kërkoi që Qeveria të sjellë një nismë të plotë ligjore për ish-ushtarakët.Blendi Klosi:Me kalimin e këtij ligji në Parlament falen borxhet apo debitorët, të gjithë ata që kanë për të paguar pranë skemës së Sigurimeve Shoqërore, por njëkohësisht do ti rikthehen për një periudhë një vjeçare të gjithë paratë e paguara nga ish-ushtarakët si pasojë e ngatërresave ligjore.Mimi Kodheli:Janë plot 5425 ish-ushtarakë të cilëve do tu falet një detyrim prej rreth 980 milion lekë të reja.Luan Rama: Do të duhet që Qeveria të vijë me një zgjidhje, me një paketë të plotë shteruese të statusit të ish-ushtarakut.Arben Ahmetaj: Me një lëvizje të lapsit, ky merr para nga buxheti i shtetit dhe tenton t’ua kthejë të pasurve të këtij vendi. Por të pasurit e këtij vendi nuk ndihmohen dukë rrënuar klasën e  mesme, por të pasurit e këtij vendi ndihmohen duke bërë reformën në drejtësi.Ministri Ahmetaj gjeti rastin edhe të sulmonte projektin ekonomik të opozitës, duke deklaruar se  taksa e sheshtë 9% sipas programit të PD  grabit qytetarët shqiptarë.Arben Ahmetaj: Ky shkon në zemër të asaj kur aleanca, qeverisja e PS mban premtimet.Kuvendi diskutoi dhe miratoi edhe projektligjin për shërbimin vullnetar, një projektligj i firmosur nga dy deputetët e LSI-së, Silva Caka dhe Kejdi Mehmetaj.Por momenti i votimit në sallë u shoqërua me tension në radhët e mazhorancës.Ilir Meta:Ligji nuk miratohet sepse nuk ishte kuroumi i nevojshëm.Vetem 70 deputetë morën pjesë në votim.Nuk është faji i teknikës kam përshtypjen.Gramoz Ruçi:Ju lutem, deputetët janë 75 në sallë.Nuk u punoi elektronika, të pësëritet votimi.Ilir Meta: Përsëritet edhe një herë votimi me kërkesë të zotit.Ruçi.Për të shmangur çdo keqkuptim mund të votojnë me karton.Projektligji u miratua në tërësi me 75 vota pro dhe 1 abstenim të socialistes Vasilika Hysi.Me 75 vota pro Kuvendi miratoi edhe projektligjin për faljen e detyrimeve të ish-ushtarakëve.