Kriza e emigrantëve, Ban Ki-moon kritikon vendet europiane

Ban Ki-moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka kritikuar vendet europiane për politikat gjithnjë e më kufizuese ndaj emigrantëve. Deklarata e Ban vjen një ditë pasi deputetët austriakë miratuan një projektrezolutë që kufizon të drejtat e azilit dhe lejon autoritetet vendase që kërkesat të refuzohen që në kufi. Autoritetet austriake ndërkohë u shprehën se nuk kanë asnjë alternativë tjetër, sa kohë asnjë prej vendeve të tjera europiane nuk bën pjesën që u takon në këtë krizë.Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kritikuar ashpër politikat gjithmonë e më kufizuese të Bashkimit Europian ndaj emigrantëve.Gjatë një fjalimi në Parlamentin austriak, Ban u shpreh se frenime të tilla janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të vendeve anëtare.Deklarata e tij vjen një ditë pasi deputetët austriakë miratuan një projektrezolutë që kufizon të drejtat e azilit dhe lejon autoritetet vendase që kërkesat të refuzohen që në kufi.Ban Ki-moon: Jam i shqetësuar se politikat e vendeve europiane ndaj klandestinëve janë gjithmonë e më kufizuese, të cilat ndikojnë negativisht në detyrimin e shteteve anëtare sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës europiane.Ban nuk përmendi ndonjë vend konkret, por sipas mediave ndërkombëtare fjalimi i referohej në një pjesë të mirë të tij Austrisë pas miratimit të ligjit që i lejon Qeverisë austriake të deklarojë një "gjendje të jashtëzakonshme për të refuzuar azilkërkuesit, përfshirë ato nga Siria.Ministri i Brendshëm Wolfgang Sobotka tha se Austria nuk kishte zgjidhje tjetër, sa kohë anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian nuk bëjnë pjesën e tyre në këtë krizë të thellë të klandestineve.Legjislacioni është denuar nga grupet e të drejtave, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Ëatch.