Lëvizen nga zonat elektorale, Nokës i besohet Vlora, Ristani merr Shkodrën
Vetëm 2 vjet pas një ristrukturimi të plotë, Partia Demokratike i është rikthyer sërish këtij proçesi në përpjekeje për të forcuar strukturat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë, nga ku ka dalë me një projekt të qartë ku jo vetem synon zgjedhje të reja në disa degë për cilat analizat konstatuan mosfunksionim strukturash, por do të ketë dhe ndarje të disa degëve të mëdha, duke bërë që nga 53 që janë aktulisht të shkojnë në 67. Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë nga ku ka startuar një proçes i thellë riorganizmi në gjithë degët e vendit, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Kryesia e Partisë Demorkatike ka përcaktuar dhe drejtuesit për organizimin zgjedhor, duke veçuar lëvizjen nga zonat tradicionale të disa eksponentëve të lartë.Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani do të drejtojë grupin e punës në Shkodër, deputeti Flamur Noka do të mbulojë organzimin e Vlorës, drejtimi i proçesit të ristrukturimit të Lezhës i besohet Jemin Gjanës, Ridvan Bode është caktuar në Berat, ndërsa Genc Ruli në Korçë.Kjo ndarje sipas kryetarit Lulzim Basha ka këtë qëllim:Basha: Janë marrë parasysh përvoja dhe mungesa e konfliktit të interesit.Në kuadër të ristrukturimit, Partia Demokratike do ti nështrohet një ristruktrimi të thellë në bazë. Nga 53 degë aktuale, ato do të shtohen në 67, kjo në funksion të mirëorganizimit.Shtimi i degëve të reja, por dhe analiza post zgjedhjeve vendore të 2015-ës ka bërë që në rreth 35 degë aktuale edhe pse kryetarët u zgjodhën vetëm 2 vite më parë të këtë sërish zgjedhje.Qarqet e mëdha do ti nështrohen zgjedhjeve për kryetar, duke sjellë dhe ndarjen e tyre në disa degë të reja.Proçesit të ristrukturimit nuk do ti shpëtojë as Tirana. Burime pranë Kryesisë së Partisë Demokratike, bën me dije se nga 15 degë që ka, në 6 prej tyre do të ketë sërish zgjedhje për shkak se analiza e zgjedhjeve vendore ka evidentuar probleme në funksionimin e tyre.Degët në kryeqytet në të cilat pritet të ketë zgjedhje, është 1 që aktualisht drejtohet nga Dilaver Laçi, dega numër 2 që drejtohet nga Albert Farruku, dega numër 3 që drejtohet nga Uran Metko, ajo numër 4 që drejtohet nga Ervin Goxhaj, dega numër 7 që drejtohet nga Lefter Gështenja dhe dega 12, që drejtohet nga Arben Shkoza.Drejtuesit e këtyre degëve nuk janë dakort me vendimin, ndërsa shprehen të paqartë pse është vendosur të ketë zgjedhje. Por kryetari Lulzim Basha ka informuar Kryesinë se vendimi vjen në bazë të analizës, e cila ka konstatuar mosfunksionim të strukturave.Mbledhja nuk ka kaluar pa debate. Burimet bëjnë me dije se anëtarë të Kryesisë nuk kanë qenë dakort me përzgjedhjen e disa prej drejtuesve për oragizimin zgjedhor, duke kërkuar që të ketë më shumë të rinj.Por kjo është kundërshtuar nga kryetari Lulzim Basha, por dhe anëtarë të tjerë duke theksuar se bëhet fjalë për organizimin e struktuarve dhe ky proçes kërkon eksperiencë.Gjithashtu, Kryesia ka diskutuar mbi propozimin për kuotën prej 35 përqind të të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe ka emëruar dhe drejtuesit e disa Departamenteve.Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se Partia Demokratike ka një program real për zhvillimin e vendit, i cili sipas tij do të konsultohet në gjithë Shqipërinë me qytetarët.