10 gjyqtarë e prokurorë me 40 mln euro pasuri të dyshimtë, Ganaj akuzon Llallën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2016, 17:04
Kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, akuzon Prokurorinë e Përgjithshme se nuk ka marrë asnjë masë ndaj zyrtarëve të lartë të cilët nuk kanë justifikuar të ardhurat e tyre.Shefi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive gjatë raportimit ne Komisionin e Ligjeve, thotë se vetëm për vitin 2015 janë dërguar në prokurori 84 kallëzime penale, 10 prej të cilave janë gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë, pasuria e pajustifikuar e të cilëve kap shifrën e 40 milion dollarëve.Ganaj: Për vitin 2015, Inspektorati i Lartë ka dërguar në organin e Prokurorisë 84 zyrtarë, 10 prej tyre të niveleve më të larta, deputetë, gjyqtarë dhe prokurorë, kanë së bashku rreth 40 milionë euro pasuri të pambuluara me burime të ligjshme financiare dhe të pajustifikuara me dokumentacion ligjor. Ne akoma nuk kemi përgjigje për të gjitha denoncimet që kemi bërë. Deri më sot nuk ka asnjë gjyqtar të shkarkuar edhe pse është në konflikt interesi. Në fund të fundit, këto para nuk bien nga qielli dhe duan justifikim. Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj shkon me tej kur thotë se organi i akuzës nuk ka asnjë informacion se ku gjenden 22 dosje të depozituara nga institucioni i tij.Ganaj: Nëse janë 84, janë shprehur për 62, 22 nuk e dinë fare ku i kanë.Numri një i ILDKP, i quan absurde argumentet që zyrtarët përdorin gjatë deklarimit të pasurisë duke përdoru me se shumti bashkëshortët për të justifikuar të ardhurat.Ganaj: Zyrtari thotë që kam qindra milionë lekë nga puna e gruas part time, kur full time është 300-400 milionë lekë të vjetra. Mendo part time sa mund të jetë!? Kjo për prokurorin nuk përbën asnjë problem. Kanë mbi 1 milion euro pasuri nga biznesi, ndërkohë kur deri në atë vit ka dalë me humbje deri në 600 mln lekë, janë arsyetime që të çudisin realisht.Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj i kërkoi prokurorisë të aplikojë metoda të tjera hetimore për trajtimin e dosjeve që lidhen me fshehjen e pasurisë nga zyrtarët e lartë.
Raporti i ILDKPI-së për vitin 2015 by Anonymous pPe9isQYcS
/Ora News/