Kultivimi i kanabisit në Vaun e Dejës
Zona e Vaut të Dejës, konsiderohet njollë e zezë për kultivimin e kanabisit në qarkun e Shkodrës. Drejtues të policisë së qarkut kërkuan marrjen e masave që në zonat e thella si Shllaku apo Temali, të mos u lejohet me kultivuesve të mbjellin bimë narkotike.E pranuar si një fenomen shqetësues për qarkun e Shkodrës dhe me tendencë rritje edhe për 2016-ën, lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike duhet të jetë një prioritet jo vetëm i policisë së shtetit, por edhe drejtuesve vendore dhe komunitetit.Kështu u shpreh përpara të zgjedhurve lokal të Bashkisë Vau Dejës, drejtori i policisë së Shkodrës Lorenc Panganika, teksa kërkoi evidentimin e çdo parcele që mund të shfryztëzohen nga kultivuesit.Lorenc Panganika: “Kultivimi i bimëve narkotike është problem shqetësues edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe territorin që mbulon Bashkia e Vaut të Dejës. Kultivimi i bimëve narkotike mos të vijë pastaj i fundit për penalizimin e punonjësve të pyjeve për shembull që kanë në administrim pyjet, për penalizimin e kryepleqve ose të një tjetri”.Mes 5 njësive administrative në Bashkinë e Vaut të Dejës, listohen zona të thella malore mjaft problematike, që ndër vite kanë qënë të evidentuara nga policia për kultivim të bimëve narkotike si Shllaku e Temali./Oranews.tv/