Qeveria i hap rrugë koncesionit për ndriçimin në Tiranë dhe Durrës
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka bërë disa ndryshime në ligjin për miratimin e rregullave per vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat.Këshilli i Ministrave, në kuadër të programit të eficencës së energjisë, vendosi të përcaktojë Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Durrës, si autoritete kontraktore për të marrë në shqyrtim projektin për sistemin e ndriçimit të këtyre dy Bashkive.Për këtë nisëm pati disa kundërshti më herët nga Ministri i Drejtësisë, i cili sot nuk ishte në mbledhje qeverie për shkak të një angazhimi zyrtar në Vjenë.Kush është kompania që pritet të marrë koncesionin?Për koncesionin në fjalë i quajtur ndryshe edhe partneritet-publik privat është vetëofruar kompania “HeSaLight”, e cila në faqen e saj zyrtare thotë se është një kompani shumëkombëshe për prodhimin dhe zhvillimin e teknologjisë LED që adreson nevojat më miqësore për ndriçimin e ambientit pa dëmtuar mjedisin.Kompani pretendon se minimizon ndjeshëm humbjet e energjisë. Kompania thotë gjithashtu se që nga viti 2010, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Kredive Export të Danimarkës, duke investuar në 30 vende.Sipas kompanisë, modeli i saj është kursimi maksimal i energjisë dhe reduktimi i CO2-t në atmosferë. /Ora News/