PD denoncon korrupsionin, Shehu: Në 2015, 79 herë më i lartë se në vitin 2010
Partia Demokratike përmes deputetit, Sherefedin Shehu, thekson se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon përmasat e rrezikshme të korrupsionit dhe grabitjes qeveritare gjatë viteve të fundit. Sipas tyre në vitin 2015, korrupsioni ka kapura shifra rekord dhe këtu peshën më të madhe e mban afera CEZ.Siç paralajmëroi një ditë më parë kryetari, Lulzim Basha, kur bëri një skaner të përgjithshëm të korrupsionit, Partia Demokratike ka vijuar denoncimin në detaj të aferave të pretenduara të Qeverisë.Deputeti, Sherefedin Shehu, iu referohet raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilat sipas tij faktojnë se vjedhjet dhe abuzimet në vitin 2015 ishin 79 herë më të larta se në vitin 2010.Shehu: Në këtë vit, ka një peshë të madhe afera e Qeverisë me CEZ, por edhe po të zbresim efektin e kësaj afere vjedhjet dhe abuzimet janë përkatësisht 4 dhe 37 herë më të larta se ne 2013.Shehu thotë se premisat për shtimin e abuzimeve të Qeverisë në vitin 2016, janë të mëdha dhe për këtë ai rendit arsyet.Shehu: Investimet publike do të jenë në nivelin më të ulët që nga viti 1997, vetem 4% të PBB. Përveçse të ulura, vetëm 27 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e tyre do të shkojnë për punime civile si rrugë, ujësjellësa, shkolla dhe spitale. Investimet për rrugë dhe ujësjellësa përgjysmohen nga 35.5 miliardë lekë, në 19.8 miliardë lekë. Për tu vjedhur me kollaj dhë kënaqur sa më shumë vjedhës, investimet janë copetuar në 1300 projekte dhe prej tyre 45 projekte ose 60 milion dollarë janë për rikonstruksione të zyrave të qeverisë. Paratë e rrugës së Elbasanit, koridorit të Jugut, rrugës së Pogradecit, rrugës së Arberit, rrugës Qukës- Qafe-Plloce dhe projekteve të tjera të rëndësishme janë në xhepat e Ramës dhe të kriminelëve rrotull tij. Demokratët akuzojnë se zhvillimi i Shqipërisë mbetet peng i kryeministrit Edi Rama dhe klientelës pranë tij.Shehu: Çlirimi i Shqipërisë nga duart e Ramës është emergjencë kombëtare.