Dekriminalizimi, 20 mijë punonjës 8 ditë afat për vetëdeklarimin ose pushohen
Teksa kanë mbetur edhe 8 ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit nga administrata në kuadër të dekriminalizimit, Ministrja Milena Harito që po mbikëqyr proçesin deklaron se po ecën me ritme të ngadalta. Sipas saj, janë edhe rreth 20 mijë punonjës që nuk e kanë dorëzuar ende formularin, duke rrezikuar largimin nga puna. Proçesi i dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit nga punonjësit e amdinistratës publike, që po bëhet në kuadër të dekriminalizimit po ecën me ritme të ngadalta.Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike që mbikëqyr këtë proçes deklaron se teksa kanë mbetur edhe 8 ditë nga përfundimi i afatit, janë ende edhe 20 mijë punonjës që nuk kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, duke rrezikuar largimin nga puna.Harito: Javën e kaluar ishim rreth 3000 vetë, sot që flasim jemi 7500 persona që kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Dorëzimi bëhet në godinën këtu prapa Kryeministrisë, ka një sportel të posaçëm që merret me këtë punë sepse duhet dorëzuar personalisht. Por mbeten ende shumë, sipas vlerësimit paraprak janë rreth 20 mijë persona që duhet ti dorëzojnë. Ju kujtoj që mbetet shumë pak kohë deri në datën 25 maj dhe dua tu kujtoj të gjithëve që ligji parashikon që kush nuk vetëdeklarohet automatikisht duhet të largohet nga detyra sepse konsideron që personi nuk ka dashur të shpallet pjesë e personave që nuk kanë probleme me ligji. Këtë deklaratë Ministrja Harito e bëri pas prezantimit të projektit të përfshirjes së Shqipërisë në hartën botërore "Google street view", ku per 8 jave rrjesht Google do kaloje ne qytetet kryesore të vendit, per te fotografuar rruget dhe duke sjellë pamje konkrete në kompiutera dhe telefon, një mundësi kjo që do të ndihmojë zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.