Kamerat e sigurisë: Momenti kur grabitësit largohen me çantën me para

Ora News siguron pamjet e kamerave të sigurisë të vendit ku ndodhi grabitja e çantës me rreth 18 milionë lekë pranë stadiumit "Qemal Stafa".Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 2 persona largohen me shpejtësi në këmbë njëri pas tjetrit dhe marrin motorin tip "Skuter" që e kishin lënë pak më larg.Identifikimi i autorëve nga kamerat është tepër i vështirë ndërkohë që pritet me kërkesë të prokurorisë të sekuestrohen edhe kamerat e hotelit."Nga hetimet paraprake dhe kqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se shtetasve S. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arkëtar i një firme këmbimi valutor, B. Xh., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të kësaj pike këmbimi valuator, në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë, u janë afruar dy persona pa maska dhe pa armë, ku njëri nga dy autorët e kësaj ngjarje i ka marrë çantën me shumën monetare shtetasit S. H., ndërkohë bashkëpuntori ka goditur me shkelm shoqëruesin, shtetasin B. Xh dhe janë larguar me vrap drejt motorrit që e kishin lënë vetëm pak metra më larg", sqaron policia.Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësis së autorëve të kësaj vepre penale.[caption id="attachment_733381" align="alignnone" width="605"]grabitja e kambistit Ne foto: Momenti kur grabitesit largohen me canten me para[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=mTyTr7j0-WQ