Moti i paqëndrueshëm, vijon ulja e temperaturave deri në fundjavë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2016, 16:18
Java do të dominohet nga mot me kthjellime dhe vranësira në zonat malore.Krahasuar me javën e kaluar, temperaturat kanë pësuar një luhatje deri në 10 gradë duke bërë që bërë që temperaturat maksimale nga 26 gradë Celsius të zbresin deri në 16 gradë Celcius.Ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 8 gradë Celsius.Sipas Institucionit të Gjeoshkencave gjatë kësaj jave do të ketë erëra të forta në zonat bregdetare dhe në terrenet malore. Moti pritet të përmirësohet në fundjavë dhe sipas parashikimeve do të ketë rritje të temperaturave deri në 5 gradë./Oranews.tv/