Qeveria shpërndan fondet, myslimanët marrin më shumë
Siç është bërë traditë tashmë, edhe këtë vit qeveria ka ndarë fondet për bashkësitë fetare në vend. Fondi total për vitin 2016 është rreth 109 000 000 lekë, ndërsa do të shpërndahet brenda këtij muaji. Përfituesi më i madh është Komuniteti Mysliman i Shqipëria si bashkësia më e madhe fetare në vend. Sipas vendimit të qeverisë, KMSH-ja do të marrë rreth 31 416 000 lekë.Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit, ky fond ka edhe një nëndarje. Kështu, 11 748 000 do të shkojnë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës, ndërsa pjesa tjetër prej 19 668 000 lekë do të shkojë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.E njëjta ndarje është bërë edhe për komunitetet e tjera fetare. Kështu, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 lekë. Nga ky fond, 20 592 000 lekë shkon për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës, ndërsa 5 280 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë në:
- 5 676 000 (pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës;
- 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
- 3 696 000 (tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;
- 15 144 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, përkatësisht,:
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave bërë disa ndryshime në ligjin për miratimin e rregullave per vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat.Këshilli i Ministrave, në kuadër të programit të eficencës së energjisë, vendosi të përcaktojë Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Durrës, si autoritete kontraktore për të marrë në shqyrtim projektin për sistemin e ndriçimit të këtyre dy Bashkive.Për këtë nisëm pati disa kundërshti më herët nga Ministri i Drejtësisë, i cili sot nuk ishte në mbledhje qeverie për shkak të një angazhimi zyrtar në Vjenë./Ora News/