Kompania INTECH +: Basha shpif, do t'i drejtohemi drejtësisë

Një ditë pasi kryetari i opozitës Lulzim Basha e akuzoi, se është favorizuar politikisht dhe ka përfituar tendera publik me një vlerë prej 1.5 miliardë lekë, ka reaguar shoqëria Intech+.Në një njoftim për mediat, kompania private i cilëson deklaratat të pa vërteta si dhe sulme që synojnë prishjen e imazhit në treg.Kompani private thotë se vetëm po t’i referohesh të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përfitimin dhe xhiron e shoqërisë, është shume herë më poshtë shifrave te përmendura në deklaratën e kryetarit të opozitës.Akuzat ndaj saj, INTECH PLUS i cilëson, sulme dhe prishje të imazhit, ndërsa i kërkon kryetarit të opozitës të provojë të vërtetën tek organet e drejtësisë, ose do të përballet me padi për prishje të qëllimshme të imazhit dhe reputacionit te shoqërisë si subjekt tregtar.Në reagimin e saj shoqëria INTECH+, thotë se kontrata dhe prokurime publike ka fituar dhe gjate qeverisjes se demokratëve në vitet 2007-2013.inte