Bushati-Kurz: Shqipëria plan veprimi me Austrinë për negociatat në BE
Shqipëria po bashkëpunon me Austrinë për të të çelur sa më parë negociatat me Bashkimin Europian.Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një vizite në Austri zhvilloi një takim me Ministrin austriak Sebastian Kurz të cilin e njohu me progresin e bërë deri më tani nga Shqipëria.Hapja e negociatave me BE-në, por edhe progresi i bërë nga Shqipëria në këtë drejtim, kanë qenë disa nga pikat kyçe të diskutimit midis Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij austriak Sebastian Kurz.Ministri Bushati njohu homologun austriak me progresin e bërë nga Qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe, duke u ndalur veçanërisht në reformën në drejtësi.Bushati: "Jemi duke zbatuar planin e përbashkët të veprimit mes dy vendeve për këtë vit, i cili përmban një sërë angazhimesh dhe aktivitetesh konkrete në mbështetje të avancimit të vendit në rrugën e integrimit, me objektiv marrjen e vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ky plan shtrihet në fusha si integrimi evropian, ekonomia, programe të zhvillimit, administrata publike, edukimi, shkenca dhe shoqëria civile".Ministri Bushati zhvilloi takim me Ministrin austriak Sebastian Kurz gjatë një vizite ku mori pjesë në konferencën mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.Konferenca u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përgatitjes së Samitit të radhës që zhvillohet në Paris, në korrik 2016.