Kamikazja hedh veten në erë pranë Xhamisë së Madhe në Bursa, 13 të plagosur
Një sulm vetëvrasës ngjitur me Xhaminë e Madhe në qendër të qytetit Bursa tronditi sot Turqinë.Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:25 të pasdites së sotme, para portës perëndimore të Xhamisë së Madhe.Si pasojë e shpërthimit humbi jetën kamikazja, ndërsa të plagosur mbetën dhe 13 persona të tjerë.Forcat e sigurisë rajonale, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital.Mediat turke ndërkohë publikuan dhe foto të vajzës që hodhi veten në erë, që mendohet të jetë një e re rreth 25 vjeç.[caption id="attachment_733360" align="alignnone" width="605"]
Kamikazja qe hodhi veten ne erë[/caption][caption id="attachment_733362" align="alignnone" width="605"]
Kamikazja qe hodhi veten ne erë[/caption]
