Mashtruan 27 persona për t’i çuar në Kanada, Angli dhe Australi, një arrestohet dy në kërkim
U merrnin shuma të konsiderueshme parash për t’i çuar në Kanada, Angli dhe në Australi, por arrestohen.Në pranga përfundoi një 25-vjeçar i quajtur Klevis Reshka, si dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga policia, pasi kanë mashtruar deri më tani 27 persona për t’i pajisur me dokumente punësimi apo studimi për në Kanada, Australi, Angli, etj.Në kërkim u shpallën dy gra, përkatësisht me iniciale L.M dhe A.M, 51 dhe 28-vjeçe, banuese në Tiranë.“Arrestimi i shtetasit Klevis Rreshka, u bë pasi në bashkëpunim me shtetaset L. M. dhe A. M., kanë mashtruar një numër të konsiderueshëm shtetasish duke u premtuar dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli etj. duke u marrë shuma të konsiderueshme monetare, rreth 27 personave nga qytete të ndryshme të vendit”, sqaron policia.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mashtrim".