Kurdët paralajmërojnë Turqinë: Lufta mund të përshkallëzohet kudo
Rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kanë paralajmëruar se lufta e nisur me autoritetet turke mund të përshkallëzohet në të gjithë territorin e Turqisë në rast se qytetarëve kurdë nuk do t'u njihen të drejtat e tyre. Drejtuesi i kësaj force politike, Cemil Bayik, ka deklaruar se fajtori për situatën e krijuar është Presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk lejon mbajtjen e negociatave. Lideri i Partisë së Puntorëve të Kurdistanit shton se kurdët do të kërkojnë të drejtat e tyre deri në fund. Megjithatë, ai nënvizon se rebelët nuk kërkojnë ndarjen e Turqisë, por thotë se ata duan që qytarët e kësaj etnie të jetojnë të duke i'u njohur liritë themelore. Por nuk mendojnë kështu përfaqësuesit më të lartë të Turqisë. Një këshilltar i Presidentit Rexhep Taip Erdogan, tha se militantët e Partisë së Puntorëve të Kurdistanit kanë tendenca separatiste dhe kërcënojnë që t'a copëzojnë vendin. Ai tha gjithashtu se shanset që palët të ulen në negociata janë zero. Si rrjedhojë e këtij qëndrimi, militantët kurdë kanë protestuar me mënyra nga më të ndryshme kundrejt autoriteteve turke duke krijuar një situatë të destabilizuar. Shumë prej tyre janë konfrontuar me forcat policore dhe ushtrinë duke shkëmbyer zjarr ndërkohë që të tjerë kanë përdorur sulmet kamikaze në zonat dhe qytetet më kryesore të Turqisë. Si pasojë e këtyre incidenteve, mijëra persona kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit./Oranews.tv/