2 mijë të rinj praktikë në administratë, parakusht për punësimin
2000 të rinj nga mosha 21-26 vjeç që kanë përfunduar nivelin e parë të studimeve të larta mund të aplikojnë në "websitet praktikë sociale" për të zhvilluar praktikën e tyre në administratë.Prioritet për punësim pas 3 muajve praktikë do të kenë të rinjtë ekselentë.Ky është viti i 3- që qeveria inkurajon studentët të praktikohen dhe të punësohen në administratë, dhe për herë të parë kanë të drejtë të përfshihen në këtë programe edhe studentët nga diaspora.Klosi: Të rinjtë shqiptarë kudo qofshin, të gjithë shqipfolësit mund të aplikojnë dhe mund të jenë pjesë e administratës tonë.Kryeministri Rama e kategorizon këtë praktikë si parakusht të hyrjes në adminsitratë, ndërsa konkursi dhe fitimit i stautisit të nënpunësit civili si mundësi e vetme e mbrojtjes së të punësuarve me ligj.Rama: Në shërbimin civil shqiptar është e pamundur të hysh sot duke anashkaluar konkursin. Jo vetëm që duhet të ngremë një administratë të besueshme një orë e më parë, por do ta ngremë duke pasur ndërkohë tensionin e vazhdueshëm që krijon në themele, një traditë shumë e mbrapshtë që për vite të tëra e ktheu administratën në mish për top.Vitin e kaluar nga 950 aplikues në këtë program, janë punësuar 200 persona./Ora News /