Testim klasave të 5-ta, MAS: Provimi në 23 maj, nuk do të ketë penalizime
Në 23 maj, të gjithë nxënsit e klasave të 5-ta do të testohen. Provimi do të përfshijë 3 lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndëve të tjera shkencore. Autoritetet e arsimit qetësojnë prindërtit dhe nxënësit që ky testim nuk do të jetë penalizues për përsëritjen e vitit për ata që do të marrin pikë minimale, por do të jetë një test për të parë nivelin e ciklit fillor. Vitin e ardhshëm ministria e Arsimit parashikon testim të detyrueshëm të ngjashëm me atë të lirimit për klasat e 9, por për këtë duhen bërë ndryshimet ligjore.Klasat e 5-ta në të gjithë vendin do të testohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Testimi do të kryhet në datën 23 maj, dhe për herë të parë në këtë cikël do të përfshijë velerësimin në tre lëndë kryesore; gjuhës shqipe-lexim, matematike dhe të lëndëve të tjera shkencore.Zamira Gjini: Me mbarimin e klasës së 5-të të bëhrt një vlerësim për arritjen e njohurive të nxësëve në këtë nivel i cili do të zhvillohet në 23 maj në 3 fusha, në matematikë, gjuhë dhe shkencë. Do të jetë nëj vlerësim ,testet e të cilave do të hartohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) dhe do të korrigjohen nga AKP.Provimi i klasave të 5-ta nuk do të ketë nota dhe as penalitete për nxënsit do të dalin dobët në të. Drejtorja e arsimit parauniversitar Zamira Gjini thotë se rezultatet do ti duhet ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundit të ciklit të fillore.Zamira Gjini: Është një testim i cili nuk do të vlerësohet me notë, por do të jetë një vlerësim me pikë, i cili do të përcaktohet sipas tre fushave që do të jetë në ndihmë të Ministrisë së Arsimit, por edhe vetë shkollave.Ministria këtë vit po politon testimin e arritjeve në nivel kombëtar, por pritshmëritë janë që vitin e ardhshëm testimi të jetë i detyueshëm, si një provim lirimi që bëjnë aktualisht klasat e 9-ta. Por për të realizuar këtë, duhet ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar./Oranews.tv/