Makina del nga rruga, humb jetën 23-vjeçarja vlonjate, një tjetër plagoset
Shpejtësia tej normave të lejuara i ka marrë jetën një 23-vjeçareje nga Vlora, e cila udhëtonte në aksin nacional Korçe-Pogradec.Aksidenti është regjistruar në afërsi të Leshnicës, ku nje mjet tip benz me targe AA 282 MG ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesja 23 vjeçare e mjetit F.Q ndërsa një 29 vjeçar që udhëtonte me të ka mbetur i plagosur rëndë.I plagosuri fillimisht është trajtuar në spitalin e Pogradecit dhe më pas është nisur drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën.Nga hetimet e policisë rezulton që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave te lejuara, çfare solli humbjen e kontrollit të mjetit nga 23 vjeçarja.[caption id="attachment_730198" align="alignnone" width="640"]
Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_730197" align="alignnone" width="640"]
Ne foto makina e cila u aksidentua[/caption][caption id="attachment_730196" align="alignnone" width="640"]
Ne foto makina e cila u aksidentua[/caption]