Idrizi: Do të bëjmë gjithçka që rruga e Arbërit të ndërtohet
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur në Dibër, mbështetësit e saj për procesin e anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjeve për strukturat e partisë, të cilat do të zhvillohen në 21 maj. Në fjalën e tij para qytetarëve dibranë, Idrizi, tha se rruga e Arbërit, që lidh 25% të shqiptarëve, duhet të ishte ndërtuar tashmë, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që ajo të ndërtohet.Shpëtim Idrizi: “Ajo është një rrugë e cila lidh 25% të Shqipërisë dhe shqiptarëve brenda territorit të Shqipërisë, por është edhe rruga që na lidh ne me shqiptarët e Maqedonisë. Ne në radhë të parë duhet të thyejmë kufijtë e partive tradicionale që i ndajnë shqiptarët e i shohin ato të majtë apo të djathtë”.Deputetja Mesila Doda, bëri të ditur se javën e ardhshme do t'i kërkoj interpelancë Ministrit të Transporteve, për mos ndërtimin e rrugës së Arbërit.Duke u fokusuar të ristrukturimi i parties, kryetari Shpëtim Idrizi u bëri thirrje shqiptarëve që të anëtarsohen në PDIU.Ndërsa, deputeti Aqif Rakipi tha se falë anëtarsimeve të reja, në zgjedhjet e ardhshme PDIU do të marrë dyfishojë mandatet në parlament.Aqif Rakipi: “Falemindërit për këtë mbështetje që na keni dhënë në zgjedhjet që sapo hytë në partinë PDIU.Ju në këto zgjedhje keni qënë supriza e zgjedhjeve. Deputeti ja ku është, këtu midis jush. Nuk ka çfarë të thuhet që nuk është deputeti sepse shihet e gjithë kjo pjesëmarrje. Jo vetëm një po edhe dy ju mund ta nxirrni në qarkun e Dibrës”./Oranews.tv/