Fier, rruga për në Parkun e Apolonisë e amortizuar

Parku Arkeologjik i Apolonisë sapo ka nisur sezonin turistik , ndërkohë që plazhet e bregdetit të Semanti dhe të Darrëzezës po pregatiten për një sezon turistik të mbarë. E ndërkohë që pregatitjet kanë filluar ky sezon turistik nuk do të jetë shumë i mbarë pasi segmenti rrugor Fier – Seman është tejet i amortizuar në disa pjesë të tij çka ka bërë që të ndikojë ndejshëm në qarkullimin e automjeteve .Kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë të firmës që merret me ndërtimin e bay passit Mbrostar – Levan e kanë dëmtuar dhe nuk kanë kryer riparime.Drejtori i këtij parku arkeologjik Marin Haxhimihali i cili thotë se agjensitë turistike duke e ditur këtë fakt po e anashkalojnë Parkun Arkiologjik të Apolonisë duke mos sjellë vizitorë.Banorët e zonave që frekuentojnë çdo ditë këtë segment rrugor pohojnë se rruga e prishur nuk ndikon vetëm në rënie të qarkullimit të vizitorëve por edhe dëme në automjetet e tyre.Çdo fundjavë në verë drejt plazheve të Semanit e Darrëzezës shkojnë rrethë 25 mijë pushues gjë që tashmë me prishjen e këtij segmenti rrugor një pjesë e mirë e tyre të drejtohen diku tjeter./Oranews.tv/