Gjakmarrja mes fiseve Qukaj dhe Prroj, pranga 27-vjeçarit të dënuar me 21 vite burg
Gjykata e shkallës së parë në Shkoder e kishte shpallur të pafajshëm, duke rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij. Por në orët e para të mëngjesit të së dieles, policia e Shkodres gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Kasnec” e vuri në pranga 27 vjeçarin Lazer Qukaj. Ai ishte shpallur në kërkim pasi ndryshe nga gjykata e shkallës së parë në Shkoder, ajo e apelit të krimeve të rënda në 19 prill e deklaroi fajtor bazuar në provat e paraqitura dhe e dënoi me 21 vite burg për veprat penale “vrasje për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë”, si dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit”.Ka qënë prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë që më datë 20 prill 2016 nxori ndaj 27 vjeçarit urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.Kapja e këtij shtetasi u bë si rezultat i operacionit të kryer nga Sektori për Krimet e Rënda në bashkëpunim me forcat e Repartit të ndërhyrjes së shpejtë të cilat në rrugë operative kishin zbuluar vendin ku fshihej 27 vjeçari.Historia e Lazer Qukaj Por cila është historia e Lazer Qukaj dhe si mori rrjedhë ngjarja e rëndë që në thelb kishte gjakmarrjen. 27 vjeçari në prill të 2014-es u arrestua së bashku me 29 vjeçarin Gjergj Qukaj, pasi sipas uniformave blu, këto shtetas më datën 9 prill 2014 në vendin e quajtur “Ura Kasnecit” ne bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë tentuar të vrasin për gjakmarrje shtetasin Nikë Prroj, 60 vjeç, i cili nga ky atentat mbeti i plagosur lehtë në shpatullën e majtë.Historia i ka rrënjët edhe më të thella në konfliktin mes këtyre dy familjeve pasi më herët qëndron vrasja e Marija Qukaj dhe gjyshit të saj Kolë Qukaj në qershor të 2012-es. Në arën ku punonte 17 vjeçarja me gjyshin e saj, punonin edhe 7 anëtarë të tjerë të fisit Qukaj, kur një breshëri plumbash doli nga shkurret vetëm pak metra larg arës, dhe i morën jetën fillimisht Marijes. Dëshmitarët thonin asokohe se ekzekutimi i vajzës ishte më shumë një gabim, pasi gjakësit e ngatërruan atë më djalin e shtëpisë së Qukajve.Disa prej tyre shprehen se ditën e ngjarjes Marije Qukaj kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe kishte vënë një kapele në kokë. Pantallonat mendohet se ishin të ngjashme me ato të xhaxhait të saj, Lazrit, i cili ndodhej i ngujuar në shtëpi.Policia shpalli për ngjarjen e 4 viteve më parë në kërkim tre anëtarë të fisit Prroj si autorë të dyshuar të masakrës në fshatin Kasnec. Mes dy viseve konflikti dhe përdorimi i armëve kishte nisur për një vijë vaditëse të ujit, pasi ato jetonin në fshatin Kir të njësisë administrative të Pultit pranë njera - tjetrës. Në korrikun e 2010-es Gjokë Qukaj vrau Ndoc Prroin për vijën vaditëse, pasi debati mes palëve degjeneroi deri në përdorimin e armës.https://www.youtube.com/watch?v=AdPFI60dqCQ/Oranews.tv/