Me platformën anti-BE ultranacionalistët e Sheshel synojnë Parlamentin

Ultranacionalistët serbë janë vendosur të kthehen në parlament pas zgjedhjeve të 24 prillit pas një mungese disavjecare, nxitur edhe nga pakënaqësia në rritje e votuesve ndaj kryemisnistrit Aleksandër Vuçiç dhe politikave të tij shtrenguese pro Bashkimit Europian.Mes tyre sigurisht është edhe lideri i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel, popullariteti i të cilit është rritur ndjeshëm që prej lirimit të tij muajin e kaluar nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë.Sondazhet tregojnë se radikalët e Sheshelit dhe ata të krahut të djathtë Dveri që janë në koalicion me partinë Demokratike të Serbisë, të cilat kanë pikëpamje pro-ruse, anti-NATO dhe që kërkojnë mos integrimin e Serbisë në BE-në, së bashku do të arrijnë të kalojnë pragun e nevojshëm për të hyrë në Parlament dhe mund të marrin 25 deri në 30 vende në asamblenë 250-vendëshe. Sigurisht platforma e ultranacionalistëve për të korrur fitoren e nevojshme është ajo anti Bashkimit Europian. Sondazhet sugjerojnë se Partia Progresiste e Vuçiç është në rrugën e duhur për të mbajtur shumicën e saj parlamentare, por radikalët e Sheshelit - të cilët nuk arritën të fitojnë asnjë mandat në zgjedhjet në vitin 2012 dhe 2014 - mund të bëhen grupi i tretë më e madh në parlament.Shesheli ndërkohë u jep zë të gjithë ankesave të serbëve për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, në atë kohë zëvendëskryemisnitër."Bashkimi Evropian dhe NATO na bombarduan duke na marrë Kroacinë, Kosovën, Maqednoninë, Malin e Zi dhe Republikën e Bosnjes, çfarë të mirë mund të presim prej tyre, deklaroi Sheshel gjatë një tubimi javën e kaluar në Jagodinë, një qytet në Serbinë qendrore, ku papunësia arrin në 30 përqind.61 vjeçari ka qenë një një mentor për Vuçiç deri në vitin 2008, kur i përkëdheluri i tij u nda nga radikalët. Gjithashtu ai mbetet mbrojtës i zjarrtë i ideologjisë "Serbia e Madhe", që ka nxitur gjakderdhje në vitet 1990.Qëllimi i tij është të sigurojë një të tretën e 84 ligjvënësve të Parlamentit serb për të bllokuar çdo nisëm për ndryshime kushtetuese , të ardhura si presion i Bashkimit Europian gjatë negociatave dhe për të hequr specifikisht një referencë kushtetuese e cila konsideron Kosovën pjesë të serbisë.Analistët thonë se masat shtrënguese dhe papunësia që ka shkuar në 18 përqid në nivel kombëtar kanë shtyrë votuesit drejt partive të djathta."Pas daljes nga burgu dhe fillimit të aktivitetit politik, Vojslav Sheshel ka arritur të konsolidojë elektoratin e tij, i cili i mbijetoi ndarjes së Partisë Radikale Serbe, dhe, në të njëjtën kohë, ai do të marrë ne gjirin e tij përkrahës nga Partia Progresive Serbe në pushtet, të cilët janë të pakënaqur me politikën pro-evropiane të kryeministrit Aleksandar Vucic. Gjithashtu, Sheshel mund të marrë disa votues nga Partia Demokratike e Serbisë. Pra ardhja e Sheshelit në parlament nuk do të ishte çudi, çështja shtrohet sa vende do të marrë dhe sa afër në numër do të jetë me Partinë Socialiste të Serbisë, deklaron Analisti Djordje Vlajic.Shumë serbë shohin pak përfitime nga bisedimet e vendit për anëtarësim në BE. Një sondazh i kohëve të fundit thotë se pothuajse 72 për qind e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE dhe NATO.Vuçiç thotë se anëtarësimi në BE, investitori dhe partneri më i madh tregtar i Serbisë, mbetet prioritet i politikës së Beogradit. Udhëheqësi konservator do të kërkojë tek këto zgjedhje të parakohëshme një tjetër mandate për të përmbushur reformat ekonomike të nevojshme për tu anëtarësuar në familjen europiane. Kreu serb paralajmëron për rreziqet e nacionalizmit në rritje, duke u shprehur se nuk mund të ketë kompromis me ata që shtyjnë Serbinë mbrapa në të kaluarën.Radikalët dhe Dveri, në kolicion me Partinë Demokratike të Serbisë në këto zgjedhje, janë zotuar se do të ndalojnë privatizimet, subvensionet për fermerë dhe imponimin e rregullave për importet, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendas."Nëse njerëzit shikojnë xhepat e tyre, hapin sytë dhe mbyllin televizorët, do të kuptojnë se po mashtohen nga kjo qeveri", shprehet Sanda Raskovic , lidere e partisë DSS, referuar premtimeve të Vuçiç.Shumë serbë, megjithatë, pranojnë se Serbia nuk ka mundësi tjetër përvecse të forcojë marrëdheniet me Bashkimin Europian.Megjithatë ringjallja ultra-nacionaliste nuk ka shkaktuar ndodnjë alarm të madh tek BE tani për tani, pasi Vuçiç ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me të djathtet./Oranews.tv/