Basha: Zgjedhjet e ardhshme nën mbikëqyrjen më të rreptë, që nga 1991
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë nën mbikëqyrjen më të rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorët e disa njësive administrative të rrethit të Mirditës. Basha, tha se sot kryeministri Edi Rama shtetin e ka ne funksion të krimineleve dhe hajdutëve që janë pranë tij.Mirditë-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar banorë e njësive admisnitrative Fan, Kthellë dhe Rubik, në rrethin e Mirditës. Banorët e kanë njohur kryetarin e opozitës, me varfërinë që sipas tyre ka pushtuar këto zona, papunësia e lartë dhe pamundësinë për të paguar energjinë ka bërë që shumë familje të jetojnë në errësirë.Kryetari i opozitës, tha se zgjdhjet e ardhshme parlamentare do të jene në monitorimin e rreptë të ndërkombëtareve, pasi siaps tij shpresa e vetme e kryeministrit Rama për të mbajtur pushtetin është manipulimi i tyre.Basha: Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet. Ndaj së bashku me partnerët tanë do të marrim të gjitha masat që të mos i prekin zgjedhjet.Në takimin me banorët Basha ka shpalosur platformën për bujqësinë. Spas tij 150 milionë euro në vit do të jetë buxheti për këtë sektor./Oranews.tv/