Pranga 26-vjeçarit me precedent penal, u kap me pistoletë
Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar, person me precedent të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje.“Në pranga u vu Myslim Verdha 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.11, gjatë kontrollit fizik, i'u gjet dhe i'u sekuestrua në cilësinë e provave materiale një armë zjarri tip pistoletë e llojit TT një krëhër me 7 fishekë”, sqaron policia.Arrestimi i 26 vjeçarit u bë në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, drogë, armëmbajtje pa leje dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethitk Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”.[caption id="attachment_730246" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pistolete qe iu sekuestruar te riut[/caption][caption id="attachment_730247" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pistolete qe iu sekuestruar te riut[/caption]/Oranews.tv/