Refugjati sirian që humbi këmbën në luftë do të ngrejë flakën olimpike

Para luftës civile, siriani Ibrahim al-Hussein stërvitej si një notar profesionist. Lumi Eufrat ishte pishina e tij, ura e Deir Rzzor ishte dërrasa e tij e zhytjes.“Ngjitesha në majë, zhytesha në ujë dhe notoja në lumë”- shprehet ai.Më pas, filloi lufta: ushtarët shkatërruan urën dhe Ibrahim humbi këmbën e tij teksa nxitonte për të ndihmuar një mik të plagosur. Këmba e tij u godit nga një bombë nga gjuri deri te pulpa, raporton Komisioneri i Lertë për Refugjatët i UNHCR për Mashable.Megjithatë atleti 27 vjeçar nuk hoqi dorë nga endrra e tij. Në 2014 ai fluturoi nga Siria për në Turqi dhe arriti në Ishullin Grek pasi kaloi detin Egje me një varkë të vogël indiane, vetëm për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.Të premten u njoftua se Ibrahim do të mbante flakën Olimpike si pjesë e stafetës së pishtarit për Lojërat në Rio de Zhainero.Ibrahim i cili përdor këmbën e tij prostetike, tani jeton në Athinë dhe ndjek një rutinë strike trajnime që përfshin not 3 herë në jave me ALMA, një organizatë greke për atletetë me aftësi të kufizuara, dhe basketboll me karrige me rrota me skuadrën e tij në Maroussi-perferi të Athinës.“Nuk është thjesht një lojë për mua,” shprehet Siriani i cili punon 10 orë gjatë natës në një kafene për stërvitjen e tij, -“Është jeta ime”.Ibrahim do të mbajë pishtarin, që u ndez në 21 prill në një ceremoni në Olympia të Greqisë përmes Eleonas, një kamp i përkohëshëm në që mirëpret 1500 refugjatë.“Do e ngre flakën për veten time, por gjithashtu për sirianët e për refugjatët që ndodhen kudo, për sportet, për skuadrat e mia të notit e të basketbollit. Qëllimi im është të mos dorëhiqem asnjëherë dhe këtë mund ta arrij ndërmjet sporteve,”- shton ai.RF250061_AZ20160411-73465 RF250074_AZ20160418-74389 RF250062_AZ20160411-73505/Oranews.tv/