Balla i përgjigjet Blushit: Je bërë si Berisha
Pas dorëheqjes së Arta Dades e Namik Dokles nga gara deputeti Ben Blushi akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD-në e PS-në se janë dy të këqija të mëdha të vendit. Sipas tij, PD kërkon të armatosë Shqipërinë, ndërsa në Asamblenë kombëtare të PS ka kriminelë. PS tha Blushi e ka mbytur në borxhe vendin dhe po tenton të gjejë shpëtim te kanabisi.Deputeti socialist, Taulant Balla, deklaroi se si Namik Dokle dhe Arta Dade i hapën rrugë të rinjve me dorëheqjen nga kandidimi për kryesinë e re të PS. Balla iu përgjigj Blushit se ai është njësoj si Berisha ndaj edhe nuk pranohet në PSTaulant Balla: “Z.Dokle dhe znj.Dade i hapën rrugën e të rinjve, duke dhënë dorëheqjen nga kandidimi për anëtar të kryesisë. Në PS ka gjithmonë një shkëmbim brezash. Një kolege shumë e nderuar, prej ditës së themelimit të PS, si kolegia Dade, ishte një prej kolegeve të propozuara për të qenë anëtare e kryesisë. Gjej rastin ta falenderoj për mesazhin që i dha Asamblesë së PS”, .Ai theksoi gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm në PS. “Sa herë që bëhet fjalë për lista dhe pozicione mediat bëjnë atë që nuk është. Bie dakord me kryetarin e PS, me Asamblenë, nuk ka një kandidaturë tjetër që të zëvendësojë Gramoz Ruçi”,