Shmanget tragjedia, i moshuari tenton të vetëdigjet majë Piramidës

Një i moshuar ka tentuar ti vërë flakën vetes pasi ëshë ngjitur në majë të piramidës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 00 të mëngjesit të sotëm, kur personi që shihni në këtë video amatore është ngjitur në majë të Piramidës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe pasi është zhveshur shihet duke hedhur një lëndë të lëngshme mbi trupin e tij që dyshohet të jetë benzinë.Kalimtarë të rastit që kanë parë skenën kanë njfotuar policinë. Efektivët blu mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shmangën tentativën për vetëdjegie të të moshuarit.Ai është shoqëruar në polici, dhe pritet dëshmia e tij për të mësuar më shumë mbi shkaqet e këtij veprimi ekstrem, që u arrit të shmangej falë ndërhyrjes së policisë.ereretwet/Oranews.tv/